Kosova sot është bërë me trajner të ri të përfaqësueses së saj, Bernard Shalande. Zvicerani 66 vjeçar po zëvendëson në këtë pozitë Albert Bunjaku, i cili u dorëhoq pas rezultateve jo të mira të Kosovës në kualifikueset e botërorit.

Zvicerani ka një eksperiencë të madhe në trajnim dhe numëron disa skuadra nën drejtimin e tij sidomos skuadra ne Zvicër, si: Jang Bojs, Zyrih, Sion etj., por edhe me kombëtare, si Armenia në vitet 2014 – 2015.

Shalande gjithashtu është menaxher i kompanisë “Futuro’’, e cila ka nën menaxhim 45 futbollist me tyre edhe 12 futbollist shqiptar ku dallohet edhe mesfushori i kombëtares tonë, Migjen Basha.

Prezantimin e parë në pankinën e Kosovës do ta bëjë në dy miqësoret ndaj skuadrave afrikane të Madagaskarit dhe Burkina Fasos në datat 24 dhe 27 mars.

Prezantimi është bërë sot nga presidenti i FFK-së Fadil Vokrri pasi tekniku ka nënshkruar edhe kontratën e re. Në deklaratën e parë ai menjëherë ka hedhur ‘’dorashkën’’ ndaj Zvicrës së tij pasi është shprehur se do të afroj në skuadër shumë futbollist me origjinë nga Kosova që luajnë në Zvicër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re