Pika kufitare e Morinës është përballur me një fluks të madh të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri. Kolona e automjeteve ka arritur një gjatësi prej 5 kilometrash për shkak të kontrollit të dyfishtë që kryhet në këtë pikë. Mijëra familje po i drejtohen zonave bregdetare per shkak te temperaturave te ngrohta, te pazakonta per stinën e dimrit. Ndërkohe, policia ka shtuar kontrollet ne autostrade për te shmangur aksidentet e mundshme.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re