Koha me diell solli fluksin e parë të turistëve nga Kosova në qytetin e Vlorës.

 

Ata kanë qëndruar në baret dhe restorantet përgjatë bregdetit, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer për pushime edhe më të gjata.

 

Kryetari i operatoreve turistike të Vlorës Vasil Bedinaj tha se sezoni turistik ne Vlorë ka nisur qe ne fillim te muajit mars.

 

Veç Karaburunit dhe Sazanit, vizitorët shprehin interes edhe për pikat e tjera turistike të zonës; Kanina e Zvërneci.

 

Operatorët turistike i shohin udhëtimet e organizuara dhe të hershme, si një shenjë për një sezon të mbarë dhe me fluks të madh turistësh gjate muajve në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re