Subscribe

Një vrasje në Fier tronditi ditën e djeshme opinionin publik. Erjon Javori, 41 vjeç u ekzekutua në pas sekonda me një plumb Agim Gashi 35-vjeç.

 

Ky i  fundit, teksa ishte duke lëvizur me makinë e tij tip Benz, i afrohet dhe del paralel me makinën “Porsche Cayene” të drejtuar nga Erjon Javori. Nga dritarja e pasagjerit, me xham gjysëm të hapur Gashi qëlloi 41-vjeçarin. Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

 

Burime për  Vizion Plus bëjnë me dije se edhe viktima edhe autori, janë të dy shtats nga Kosova, por që janë vendosur në Fier në vitet ’90. Javori dhe Gashi kanë edhe banesat ngjitur me njëri-tjetrin.

 

LEXO EDHE:FOTO/ Vrau 41-vjeçarin nga Fieri në derë të shtëpisë, kjo është makina me të cilën u arratis autori

 

Fqinjët e viktimës, për mediat deklaruan se ata nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë, teksa vlerësonin Javorin si një person të qetë dhe pa probleme.

 

Kujtojmë që Erjon Javori 41-vjeç është nipi i biznesmenit Demir Backës ai vrarë dy vite më parë.

 

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes Agim Gashi është nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Deri më tani nuk ka informacione nëse këto ngjarje janë të lidhura me vrasjen e djeshme apo jo.

 

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vijon punën për kapjen e autorit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re