15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës solli fluks të shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinit.

 

Shumë qytetarë nga vendi fqinj zgjodhën që ta festonin këtë ditë të madhe në Shqipëri.

 

Fluksi i shtuar u shënua prej orëve të para të ditës, kur autoritetet doganore u përballën me një numër të madh automjetesh nga Kosova.

 

Për të shmangur radhët, policia kufitare zbatoi protokollin e kalimit pa kontrolle, duke shmangur kështu pritjen e qytetarëve në kufi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re