Një 22-vjeçar me iniciale V.B., nga Kosova ka rënë në pr angat e
policisë pasi ka tentuar t’i japë rryshfet punonjësit të policisë
rrugore. Ai u ndalua në aksion rrugor Durrës-Plepa kur radari ka
konstatuar se po ecte jashtë normave të shpejtësisë. Në këtë moment i ka
ofruar 30 euro punonjësit të policisë i cili e ka arr estuar menjëherë.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën
penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
