Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 661 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 166 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 17.757.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.056 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 86.098 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 55 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062. (AA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re