Deputeti Rrahmani tha në një deklaratë për media se maska ishte një reagim ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili shpërndau përmbajtje të papërshtatshme me një karikaturë të Profetit Muhamed, por edhe meqë ky është muaji i lindjes së Profetit Muhamed.

“Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh. Muhamedi(a.s.) është dërguar mëshirë për njerëzimin”, shkroi Rrahmani në rrjetin social “Facebook”.

Deputeti i opozitës Rrahmani deklaroi se Gashi duhet të japë llogari para institucioneve të vendit për veprimin e tij dhe se ai nuk duhet të lejohet që të tallen me bindjet fetare të qytetarëve që përfaqëson dhe me taksat e të cilëve i paguhet rroga.

Postimi në rrjetet sociale i ambasadorit të Kosovës në Francë, Gashi, ngjalli reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, deputetëve dhe qytetarëve.

Ai ripostoi në “Twitter” karikaturën e revistës “Charlie Hebdo”, botuar nga gazeta franceze “Le Figaro” më 19 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re