Skip to content

Kosovë/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit, procesi institucional në ngërç

Kuvendi Kosove 2 2

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej javësh. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00.

Në seancën e sotme, nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 53 votuan pro ngritjes së komisionit, numër i pamjaftueshëm për miratimin e tij.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkosove deshton per here te 50 te konstituimi i kuvendit procesi institucional ne ngerc%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebKjo situatë vjen vetëm pak ditë përpara përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, i cili kërkon që Kuvendi të konstituohet brenda datës 26 korrik 2025.