Të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës. Rastin e ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas tyre, i burgosuri M.K., është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit, i burgosuri ishte dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletë-rreshtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re