Ashtu si Shqipëria edhe në Kosovë ka patur një sërë zjarresh në zona të ndryshme të vendit. Policia njoftoi se një person ka ndërruar jetë, duke u bërë kësisoj viktima e parë e zjarreve.

Autoritetet njoftuan se burri dyshohet të jetë asfiksuar nga tymi, teksa po përpiqej të shuante flakët që kishin ardhur tek stalla e kafshëve.

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20.  Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, njofton policia

Më poshtë gjeni një panoramë të përgjithshme të situatës me zjarret në Kosovë, teksa autoritetet kanë njoftuar dhe për arrestimin e disa personave, përgjegjës në plot raste për zjarrvënie.

Fshati. Sllatinë, Fushë Kosovë 03.08.2021 – 19:17. Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se është duke u djegur një hapësirë (fushë). Zjarrfikësit janë njoftuar, kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është intervistuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktim të zjarrit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Fsh. Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar

Bjeshkët e Moknës, Istog 02.08.2021 – 14:00. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situates

Fsh. Shtupeq i Madh, Pejë. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situates

Fsh. Sfërk, Klinë 03.08.2021 – 16:52. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri  është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet

Fsh. Sfërk, Klinë 03.08.2021 – 16:52. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri  është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet

Fsh.Sopniq, Rahovec 03.08.2021 – 13:30. Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.50 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Fsh Xërxë, Rahovec Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.40 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”.

Fsh. Gojbulë, Vushtrri 03.08.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re