Një pacient i dyshuar me koronavirus është shtruar në spitalin e Prishtinës në Kosovë.

Rasti konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia por deri tani ka vetëm dyshime se rasti në fjalë mund të jetë me koronavirus.

Vitia shton se rezultatet e analizave do të dalin brenda dy orëve që të saktësohet nëse pacienti ka apo jo koronavirus.

Mediat kosovare raportojnë se edhe të shtunën pati një rast të dyshuar për koronavirus në Kosovë por rezultoi negativ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re