Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka kërkuar nga delegacionii përfaqësues i Kosovës, që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se falenderon presidentin Trump dhe Grenell për përpjekjet që po bëjnë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellë së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, shkruan Thaçi.

Në lidhje me këtë takim që pritet të zhvillohet nesër ka reaguar edhe i dërguari Special Richard Grenell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re