Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, raportoi sot takimin e fundit me palën serbe në Bruksel.

 

Ai bëri me dije se në dokumentin për personat e zhdukur, janë bërë disa ndryshime, kërkesë të palës kosovare.

 

Ky dokument do të bëhet publik, në momentin kur kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç do ta miratojnë atë.

 

Zëvendëskryeministri foli edhe për çështjen e asociacionit, për të cilën theksoi se ajo nuk ka të bëjë me “Zajednicën”.

 

Ndërkohë, kryeministri Kurti konfirmoi sot se brenda këtij muaji në Bruksel do të zhvillohet një tjetër takim tre palësh i nivelit të lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re