Në Kuvendin e Kosovës, ditën e sotme do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit. Kjo seancë pritet që të zhvillohet në ora 10:00.

Kujtojmë se zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.

Kuvendi i Kosovës njofton se në rend dite do të ketë disa pika të rëndësishme, si formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, apo zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

Pas konstituimit të Kuvendit, i hapet rruga formimit të Qeverisë së re, të cilën pritet ta udhëheqë Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re