Skip to content

Kosovë, të shqetësosh të vdekurit… një person dyshohet të ketë thyer pllakat e disa varreve

Screenshot 92 3

Një sërë pllakash të varreve në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës janë dëmtuar e thyer.

Screenshot 90 3

Policia e nisi hetimin pas denoncimit të një banori që konstatoi ngjarjen e shëmtuar në fillim të kësaj jave, ndërsa më tutje autoritetet pikasën një person të dyshimtë, që qëndronte pranë varrezave.

Screenshot 93 1

Nuk vizitoi asnjë varrezë, por qëndronte aty duke pirë duhan. Siç raportoi klankosova, personi në fjalë mbetet i dyshuari kryesor, për shkak se njihet nga autoritetet për precedentë e përdorim të lëndëve narkotike.

Screenshot 94 1

“Rënd e kemi përjetuar… si një vdekje e dytë ka qenë”, tregon një qytetar, i cili gjeti të dëmtuar pllakën e varrit të babait të ndjerë.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për personin e dyshuar, i cili fillimisht u konstatua të martën në varrezat e fshatit.