Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot dhe nesër do të bëhen testime për COVID-19 edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Testimi do të bëhet prej orës 9:30 deri në 13:00.Instituti ka bërë me dije se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK nga ekipet të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Njoftimi:

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re