Jemi gjenerata shqiptare më e bekuar nga Zoti Mëshirëplotë
që na e mundësoi ideologjikisht të pastër të japim kontributin tonë kombëtar
për ta arritur çastin kur Kosovën tonë të dashur do ta bëjmë shtet të pavarur.
Urime Kosovë

Të përulur para sakrificës martire të Bacit Adem Jashari dhe familjes së tij, të përulur para veprës së shenjtë (që përjetë mbeti motiv i gjallë) të bacit Adem Demaçi, të përulur para strategjise madheshtore të trurit të kombit bashkëkohor shqiptar, Ibrahim Rugovës, i cili mishëroi sakrificën e martirëve që ranë për Kosovën dhe angazhimin e pathyeshem të të rinjëve shqiptarë për ta sendërtuar idealin e të gjithë atyreve që me djersë e gjakë kontribuan për pavarësinë e Kosovës, ne sot po shënojmë me mburrje 12 vjetorin e Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur.

Le të kujtohemi se çka përjetuam deri te çasti i Pavarësisë
dhe çka përjetuam pas saj. Kaluam nëpër një kohë epike, me plotë dhembje e
trishtim. Liria pastaj na bëri të lumtur dhe, në lumturi nuk ka vend për
trishtim e ngjethje të trupit, sepse momenti është për falje të dashurisë, për
përjetim të gëzimit etnik, të atij gëzimi që bulëzon dhe shpërthen në sytë
shqiptare tek sheh se si rritet Atdheu.

Kosova me të gjitha Institucionet e veta shtetërore, e pranuar
nga 115 shtete të botës, e përfshirë në shumë organizma ndërkombëtarë, e
gatshme të kyçet edhe në BE dhe në NATO, në fakt reflekton angazhimin etnik
drejt vlerave perëndimore. Kosova sot këshillohet dhe mbrohet nga shtetet dhe
strukturat më të fuqishme të sigurisë dhe paqes në botë.

Shqiptarët si asnjëhere më shumë kanë arsyen të ndjehen
krenarë dhe të lumtur. Individët dhe strukturat e pasinqerta dhe të liga duhet
të injorohen, të margjinalizohen dhe të izolohen totalisht. Shoqëria shqiptare
nuk guxon që për shkak të sjelljeve antikombëtare e antishtetërore të
individëve të mohojë apo të harrojë kontributin e një komuniteti, shoqate apo
institucioni. Kosova, shoqëria shqiptare, përjetë duhet ta përkujtojë dhe të
jetë falënderuese për kontributin e çdo lëvizje kombëtare.

Ndryshe do na mbërthejë mallkimi. Për shkak të keqbërësve
dhe manipulantëve nuk guxojmë që të mohojmë një kontribut konkret, një tullë në
kalanë e shtetbërjes së Kosovës. Për shkak të matrapazit dhe manipulantit
Sulejman Rexhepi, Kosova dhe shoqëria shqiptare e shtetit më të ri në botë, nuk
guxon ta harrojë apo ta mohojë kontributin e lavdishëm të BFI-së, të njerëzve
që punuan në këtë Institucion gjatë periudhës së përpjekjeve epike për çlirimin
e Kosovës dhe për pavarësimin e saj.

Sot është fakt që uzurpatori i këtij Institucioni, Sulejman
Rexhepi, më shumë është takuar me strukturat shtetërore pseudofetare të Serbisë
se sa me institucionet shtetërore të Kosovës. Kjo nuk do të thotë që të mohohet
krejt BFI-ja, duhet të injorohet vetëm okupatori i këtij Institucioni me
pedigre të mirë kombëtare e fetare.

Megjithatë, Kosovë, ke festë dhe për festa duhet të ruhet shpirti e zemra nga çdo ndikim i energnisë negative. Ke festë Kosovë. 12 vjet shtetësi! Rrofsh e qofsh deri sa të ekzistojë planeti Tokë!

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re