Lajmi më i fundit nga Kosova është vdekja e 39-vjeçares nga fshati Llugë e Istogut e prekur me Koronavirus. Kosova, që nga përhapja e pandemisë pati shifra të ulëta të prekurve, por pas një muaji vërehet një rritje e të të infekturve. Për këtë janë marrë masa për izolimin e katër qyteteve Prishtinës, Gjakovës,  Ferizaj dhe Gjilani.

Katër pacientë janë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike në Klinikën Infektive të QKUK-së. Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar gjithsej 53 persona, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus. Infektologu Valbon Kransiqi ka bërë të ditur për “Lajmi.net” se nga 53 pacientë katër janë në gjendje kritike, ndërkaq gjashtë janë me oksigjenoterapi. “53 gjithsej të shtrirë në Infektivë që janë të konfirmuar. Kemi edhe disa të tjerë që po presim rezultatet. Nga këta 53,  6 i kemi me ogsigjenoterapi, ndërkohë që 4 pacientë i kemi në gjendje shumë të rëndë. Ata janë në Kujdesin Intensiv të Klinikës sonë dhe ne e vlerësojmë si gjendje kritike të tyre”, ka treguar Kransiqi për “Lajmi.net”.

Deri më tani në Kosovë janë 362 persona të prekur me koronavirus, 59 të shëruar dhe shtatë të vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko