Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 25 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

 

Votimet do të mbahen për kuvendin komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

 

Osmani ka ftuar subjektet politike për një fushatë të qetë e pa tensione, duke respektuar kodin elektoral dhe rivalët politikë.

 

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçantit dhe atë të Leposaviqit u shpallën pas dorëheqjes së anëtarëve serbë, në shenjë proteste ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re