Deri më tani çështja kryesore është kur do të kemi një vaksinë për koronavirusin, por si duket edhe pas gjetjes së vaksinës, kosot mund të jenë shumë të larta. Të paktën kështu është shprehur Silvio Garattini dekani i farmakologeve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike.

Garattini deklaroi:

“Kur të vijë momenti që do të kemi një vaksinë, kostot mund të jenë shumë shumë të larta dhe duhet të jemi gatshëm e të veprojmë në kohë.”

Sipas asaj që Garattini tha gjatë një interviste për  “Messaggero”, një dozë e vetme mund të kushtojë deri në një mijë euro ndërsa shtoi se Italisë do t’i duheshin 50 miliard euro për të vaksinuar popullatën. Kjo shifër, shton ai, është tmerrësisht e lartë.

Garattini shton se Italia duhet të punojë me strategji dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera që po merren me zhvillimin e një vaksine.

Silvio shton:

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që ndodh nga këndvështrimi i çmimit, duke marrë parasysh që, përveç të tjerash, shumë nga këto që po zhvillojnë vaksina tashmë kanë marrë subvencione publike dhe nga fondacione private. Europa ka mundësinë të bëjë diçka unike nëse dëshiron që të gjitha shtetet e saj të kenë vaksinën. Aleancat duhet të krijohen për të aktivizuar një mekanizëm solidariteti në mënyrë që të gjitha vendet të kenë qasje për të patur nesër vaksinën.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re