Kostoja e energjisë së vjedhur elektrike në Greqi gjatë vitit 2016 ishte 80 milionë euro, njoftoi sot Operatori Grek i Shpërndarjes së Energjisë.

Duke iu përgjigjur raportimeve të medias, HEDNO S.A. tha se bazuar mbi të dhënat e siguruara nga Autoriteti Rregullator i Energjisë (ERA), humbjet joteknike (kryesisht vjedhja e energjisë elektrike) në rrjetin e vendit ishte rreth 1,800 GWh, thënë ndryshe 80 milionë euro.

ERA shtoi se sipas një plani strategjik të autoriteteve përgjegjëse greke, konsumi i energjisë elektrike në vitin 2016 ishte 970 milionë euro, nga 359 milionë euro në vitin 2011. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re