Dy qendrat për strehimin e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin, sipas “La Repubblica”, duket se do të jenë gati vetëm në nëntor.

“Emigrantët, qeveria kundërshton veten për qendrat në Shqipëri, gati jo para nëntorit”, është titulli i artikullit të medias italiane.

Sipas La Repubblica, qeveria italiane ka kundërshtuar vetëveten për faktin se kur do të ishin gati këto dy qendrat e strehimit.

“Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu lexojmë në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri”, shkruan La Repubblica, duke shtuar se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro

Sipas tenderit drejtues që duhet të kishin hapur në maj, Ministria e Mbrojtjes pret dorëzimin e punimeve për strukturat në vjeshtë.

Po ashtu thuhet se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re