Këshilli i Ministrave në Itali miratoi dje marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 nëntor.

Ratifikimi i Protokollit ndërmjet dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit, mori dritën jeshile në mbledhjen e ekzekutivit italian pasditen e të martës. Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.

“Kostot vjetore të marrëveshjes janë më pak se 200 milionë dhe do të shpenzohen mirë për të përballuar luftën kundër emigracionit të parregullt dhe janë shumë më pak se ato të sekuestruara nga Policia Financiare për keqpërdorim të superbonusit”, tha Tajani.

Teksti përfundimtar do të ndihmojë për të kuptuar më mirë se si mund të marrë formë projekti për ndërtimin e strukturave të planifikuara në Shqipëri në portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe në zonën e Gjaderit, 20 kilometra në brendësi të vendit. E para, ajo ku do të zbarkonin emigrantët e ngarkuar në Mesdhe në bordin e anijeve italiane, në bazë të fletëve që përmban protokolli, do të ketë një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra me “offendicula”, d.m.th. tela ose sisteme të ngjashme, dhe rrugë të ndryshme brenda: ajo për emigrantët, ajo për trajtimin kundër zgjebes, rrugët e daljes drejt një kampi pritjeje dhe drejt kampit të paraburgimit.

Struktura në Gjadër, ajo për konstatimin e kushteve për mbrojtjen ndërkombëtare dhe për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali, do të ndërtohej në një sipërfaqe ndërtimi prej 77700 metrash katrorë: harta kadastrale tregon 10 ndërtesa për gati 2 mijë metra katrorë.

Në këtë zonë do të ndërtohen edhe godinat e Policisë së Shtetit. Një çështje mbetet ajo e numrit të emigrantëve. Protokolli sqaron se strukturat mund të presin maksimumi 3 mijë në të njëjtën kohë. Në nënshkrim Meloni foli edhe për 36 mijë në vit, duke llogaritur procedurat e përfunduara në katër javë. Nënsekretari Giovanbattista Fazzolari sqaroi se “emigrantët mund të ndalohen përtej 28 ditësh edhe në Shqipëri. Maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj”. Me pak fjalë, në të gjitha aspektet, zonat që i ka dhënë Tirana Romës i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian.

Dhe Italia do ta mbajë barrën 100%: do të duhet të krijojë një fond garancie dhe, si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit të shtetit të hapur nga Shqipëria.

Siç përcaktohet në marrëveshje dhe në anekse, shpenzimet, ndër të tjera, përfshijnë ato të ndihmës spitalore, blerjen e pajisjeve mjekësore, barnave dhe vaksinave, shpenzimet për përdorimin e policisë (forcat shqiptare janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e jashtme), blerjen e karburantit për automjetet, si dhe çdo kosto ligjore për mbrojtjen para gjykatave ndërkombëtare dhe për kompensimin e dëmeve të vendosura nga gjykatat kombëtare ose ndërkombëtare.

Struktura në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit, do të shërbejë për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali dhe do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 77700 metrash katrorë duke rimëkëmbur 10 ndërtesa për momentin të rrënuara për gati 2 mijë metra katrorë. Në këtë zonë do të ndërtohen edhe godinat e policisë. Sipas protokollit strukturat mund të presin në të njëjtën kohë maksimumi 3 mijë azilkerkues kryesisht nga Afrika e Veriut në një numër deri në 36 mijë në vit. Nënsekretari Giovanbattista Fazzolari ka sqaruar se emigrantët mund të ndalohen përtej 28 ditësh edhe në Shqipëri.

“Maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj”. Me pak fjalë zonat që i ka dhënë Tirana Romës i nënshtrohen ekskluzivisht uridiksionit italian. Italia do të duhet të krijojë një fond garancie dhe, si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, Brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e protokollit, Italia do t’i duhet t’i paguajë Shqipërisë një shumë fillestare prej 16 milionë e gjysmë euro. Duke qenë se kjo marrëveshje zgjat të paktën 5 vjet, kjo shumë mund të bëhet 82 milionë euro e rinovueshme për 5 të tjera.

Po ashtu, parashikohet që në llogaritë e shtetit shqiptar të derdhet edhe një fond garancie prej 100 milionë eurosh. Marrëveshja shkon paralelisht edhe me përfitimin e miliona eurove për rreth 500 mijë shqiptarë në Itali për pensionet e tyre me ratifikimin e një marrëveshjeje tjetër mes dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore. Për vitet në vijim, çdo 6 muaj qeveria shqiptare do t’i japë qeverisë italiane listën e shpenzimeve, duke kërkuar rimbursim.

Lista e parë do të dorëzohet deri më 15 mars, e dyta deri më 15 shtator. Siç përcaktohet në marrëveshje dhe në anekset e saj, shpenzimet, ndër të tjera, përfshijnë ato të ndihmës spitalore, blerjen e pajisjeve mjekësore, barnave dhe vaksinave, shpenzimet për përdorimin e policisë dhe të forcave policore shqiptare që do të jenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e jashtme, blerjen e karburantit për automjetet si dhe çdo kosto ligjore për mbrojtjen para gjykatave ndërkombëtare dhe për kompensimin e dëmeve të vendosura nga gjykatat kombëtare ose ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re