Parku Rinia në Elbasan, i cili ishte një investim i Rilindjes Urbane me vlerë 250 milionë lekë të reja, duket se është tërësisht jashtë funksionit. Kjo hapësirë e madhe, është shndërruar në një strehë për përdoruesit e drogës, si dhe një banjo publike.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me investimin, që sipas tyre nuk sjell asgjë pozitive në përditshmërinë e tyre. Ata shprehen se parku ishte shumë më i mirë me projektin e mëparshëm, sesa me investimin e bërë vitet e fundit, që e ka shndërruar kryesisht në beton.

Për gazetaren e Fax News Entela Duka qytetarët janë shprehur:

“Kot fare, nuk ka asnjë funksion, për të rinjtë që të pijnë ndonjë drogë, dhe për banjo publike. Nuk ka as stola, që të uleshin njerëzit, gjithandej është beton, nuk kanë se ku ulen gratë. Drita nuk ka gjatë natës, çfarë rinie, nuk vijnë fare këtu”.

“Duhet të ketë më shumë gjelbërim, si kot më duket mua kjo këtu. Nuk ka asnjë funksion”.

“Parku siç do njeriu të ndryshojë jetën, duhet të ndryshohej dhe parku, se si e vlerësojnë njerëzit është punë e tyre. Mua vetë nuk më pëlqen, kot janë harxhuar lekët për këtë urën këtu, është jashtë funksionit”.

“Nuk ka stola, i vëmë një copë letër dhe ulemi, ishte më mirë më parë. Kishte stola ishte në rregull”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re