Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias e ka bërë të qartë vendimin e Athinës për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, duke ofruar dhe formulën se si do ndodhë kjo.

“Do të kemi një dekret presidencial për abrogimin e gjendjes së luftës që është një skizofreni historike”, tha Kotzias.

Sa i përket çështjes tjetër të mprehtë, atë të Paktit Detar, kryediplomati greke është mjaftuar të shprehë vlerësime për ecurinë e deritanishme të grupeve negociatore.

“Jam optimist për këtë marrëveshje”, ka deklaruar Kotzias.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re