Foto ilustruese

Në qytetine Gjirokastrës mbyllen kopshtet “Soros 1” dhe “Rreze Drite”, pasi stafi i edukatorëve rezultuan me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Arsimit në këtë bashki.

Sipas drejtorisë kopshti “Soros 1” do të qëndrojë i mbyllur deri, më datë 30 nëntor me qellim riaftesimin shëndetesor të gjysmës së stafit të edukatorëve dhe stafit mbeshtetes të cilët dyshohet se janë prekur me Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe 15 ditore do të behet e mundur dizinfektimi i ambjenteve dhe monitorimi i situatës. Gjithashtu edhe kopshti “Rreze Drite” që ndodhet në lagjen “Punëtori”, ku u konstatuan me koronavirus 2 edukatore, është i dyti kopsht që mbyllet sot në Gjirokaster.

Në Gjirokastër sot numërohen 5 kopshte të mbyllura si pasojë e Coronavirusit, ndërkohë që i vetmi qe funskionon është kopshti në lagjen Manalat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re