Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

 

Kolegji vendosi këtë të mërkurë që të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Gani Dizdari rezultoi me probleme gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nga KPK.

 

Krahas pasurisë të cilën nuk arriti ta justifikonte, Gizdari u penalizua edhe nga i nipi, i cili sipas KPK ishte I dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në Gjykatën e Lartë.

 

Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re