Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj kazero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i njësistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmopjnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re