Prokurori Adnand Kosova u shkarkua këtë të premte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

 

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.”

 

Ankimi për prokurorin Kosova u bë nga Komisioneri Publik. Sipas komisionerit, prokurori Kosova nuk justifikon një apartament dhe nuk ka paguar tatimet për dy pasuri, ndërsa ka denoncime ndaj tij për lidhje familjare me persona të dënuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re