Skip to content

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini.

Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.