Vendimi i Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Merkuri, duket se ka zhgënjer pritshmëritë e opinionin publik.

Ky konstatim vërehet nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjete sociale, ku qindra qytetarë shprehin mbështetjen dhe vlerësimet maksimale ndaj prokurorit.

Në bazë të raporteve profesionale, vërehet gjithashtu se gjatë gjithë karrierës së tij 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë, prokurori Mërkuri nuk ka marrë asnjëherë asnjë vërejtje, madje përkundrazi është vlerësuar çdo vit për efiçencën që ka treguar.

Pavarësisht vlerësimit maksimal nga ana e qytetarëve, kryerjes së detyrës me devotshmëri, por edhe faktit se ka një pasuri modeste dhe të justifikueshme, prokurori Lorenc Mërkuri nuk mundi dot të kalojë në rrjetën e vetingut, ku trupa gjykuese e KPK-së e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin vendosi shkarkimin nga detyra me argumentin se ka cënuar besimin e publikut.

Komentet në faqen lokale të Sarandaweb tregojnë se 90% e komunitetit të Sarandës dhe jo vetëm, ndihet i shokur nga ky vendimi i KPK-së.

“Ky njeri nuk krahasohet me gjithë kastën e atij dikasteri, është burrë nga të parët. Unë dikur kam pasur një problematik dhe ky zbatoi ligjin siç duhet. Zoti t’ia bëjë mbarë ktij dhe familjes që e rriti dhe që e ka sot shumë njeri fisnik”, shkruan një qytetar.

Disa prej tyre theksojnë të indinjuar se ky vendim cënon besimin te drejtësia e re, pasi është hequr një person i cili ishte në anën e ligjit dhe jo në anën e pazarave korruptive.

“Nuk e di çfarë kerkoni ju të drejtësisë lartë, por prokuror dhe njeri më të mirë veshtirë se do të gjeni. Korrekt me ligjin, i shkolluar, i edukuar, i respektuar në qytet e kudo ne jetë…. Ndoshta ka marrë ndonje vendim qe s’iu ka kenaqur juve lartë, por te Lorenci mbi të gjitha është ligji….”, shkruan një tjetër qytetar.

“Për mua si person dhe jurist, Lenci eshte profesonalist. Person model për një drejtësi dhe shoqëri të shëndetshme! Nje njeri me idealizëm të lartë që nuk lejoi në as një rrethanë të influencohej. Edhe po me atë idealizëm kreu detyrën deri në fund.

Për personalitete si Lenci, me dije të vërteta të ligjeve, me përgjegjësi, e ndjenjë të lartë morale dhe qytetarë janë të domosdoshëm për sistemin e drejtësisë”, shprehet një tjetër .

Duke parë këtë reagim shoqëror mund të thuhet se besimin e publikut prokurori Mërkuri e ka maksimalisht të pakontestuar, duke bërë të diskutueshëm vendimin e KPK-së.Vendim i cili dyshohet se ka nxitje nga linja të errëta në prapavijë, të cilat janë linja politike të lidhura me persona që janë dënuar prej prokurorit Mërkuri.

Ndoshta prokurori Mërkuri është vendosur të shkarkohet nga detyra edhe për faktin se nuk pranuar që drejtësia dhe ligjet në Shqipëri tu ngjajnë rrjetave të merimangës, ku insektet e vogla kapen prej tyre, ndërsa insektet e mëdha e çajnë rrjetën dhe ikin.

Ajo që ngre dyshime dhe shton pikëpyetjet në lidhje me një vendim të paracaktuar është dhe fakti i kohës së shkurtër i marrjes së vendimit, ku ndryshe nga çdo rast tjetër, vendimi është marrë në kohë rekord, të nesërmen e seancës dëgjimore. Kujtojmë se në dhënien e vendimeve për subjektet e tjera të vlerësuara, KPK ka marr një kohë më të gjatë për analizimin e mbrojtjes së bërë nga subjektet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re