Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK për këshilltaren ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.

Më 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi të Kanës, vendim që është përfundimtar pasi u la në fuqi nga KPA dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.23/2020, datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Kana.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.12.2020.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re