Skip to content

KPK i ndërpreu vettingun këshilltares së Kushtetueses, ankimohet vendimi

Komisionieri Publik kundërshton vendimin e KPK për ndërprerjen e vetingut për këshilltaren ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese Valbona Bala (Pajo).
 
Vendimi i KPK, është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.
 
Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që kjo mangësi në vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrigjohet, pas shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.