Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfimruar në detyrë prokurorin Anton Martini.

Prokurori ka kaluar me sukses procesin e vettingut, pasi ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat.

Martini u përball dy herë me seancën dëgjimore në KPK, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, KPK shtyu vendimin për Prokurorin.

Prokurori Martini është renditur i dyti në listën e KLP si prokurori më i mirë për të qenë në SPAK i vlerësuar për aftësitë profesionale.

Ky vendim i ka hapur rrugë prokurorit për t’u emëruar në SPAK.

Mirëpo, Martinit i duhet të presë për një periudhë rreth dy muaj nëse Komisioneri Publik do vendosë të apelojë apo jo në KPA vendimin e KPK.

Kështu nëse Komisioneri publik vendos për të mos e apeluar këtë vendim, prokurori emërohet në SPAK.

Kujtojmë se Anton Martini është prokurori i dosjeve të forta, si banda e Durrësit, banda e Lushnjes dhe së fundmi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re