Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, KPK ngriti shqetësimin se kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike
Vetë gjyqtari u shpreh se nuk kishte marrëdhënie me kunatin, ndërsa në lidhje me dënimin e tij në Greqi ishte vënë në dijeni shumë kohë më vonë.
Në seancën e sotme KPK deklaroi se subjekti I rivlerësimit është I besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes së kunatit në krimin e organizuar.
Gjyqtari Enton Dhimitri është njëherësh edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
