Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka.

Ndërkohë, KPK ka vendosur të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019 , për “inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 10 shtator, Komisioni evidentoi disa çështje të denoncuara nga publiku ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës. Çafka dha shpjegime lidhur me dy çështjet e hetuara prej tij, të verifikuara në kuadër të dyshimeve të ngritura nga DSIK për veprime korruptive. Ndërkohë, nuk u relatuan probleme domethënëse në kriterin e pasurisë.

Procesi i vetingut për prokurorin Çafka u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian.

Çafka e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Sarandës në vitin 2008. Në vitin 2013 ai është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ku aktualisht është komanduar në funksionin e drejtuesit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re