Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Hysni Mulaj.

Procesi i vetingut për prokurorin Mulaj u bë nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me realtore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori Mulaj ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re