Kimisioni i Pavaruar i Kualifikimit po mban seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër,  Enton Dhimitri.

Gjyqtari ndërkohë është edhe kandidat për KED, ndërsa trupa gjykuese  është e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko

Sipas KPK-së, hetimi për gjyqtari do të bazohet  në  3 kriteret, pasuri, imazh dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se  mbi informacionet e ILDKPKI gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurie , ndërsa ka qenë bashkë-punues gjatë hetimit

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011  kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohet të ligjshme.  Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një  apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re