Prokurori I Apelit në Durrës, Bujar Hoti do të jetë I pari që do të hyjë në sitën e KPK-së pas pushimeve të verës. Procesi I rivlerësimit për Hotin do të drejtohet nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Prokurori Bujar Hoti pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas njoftimit të KPK-së, seanca dëgjimore
Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë. Megjithatë, prej vitit 2013 ai ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.
Prokurori Hoti do të vlerësohet mbi kriterin e pasurisë, atë të pastërtisë së figures dhe integritetit profesional.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re