Gjykatës së Lartë do t’i mungojë edhe një tjetër anëtar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga detyra gjykatësin Shkëlqim Selimi, si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare.
 
 
Në momentin e vendimit Selimi nuk ishte present në sallë. Shkarkimi i Selimit ershi pasi Komisioni i Vetingut theksoi në seancën dëgjimore se në kohën që ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ka pasur kontakte me dy persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar. Madje në një rast prej tyre me një të dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.
 
Gjatë asaj seancë Selimi mbajti një qendrim të rëndë ndaj trupës së vetingut, duke theksuar se ka publikuar të dhëna sekrete për të cilat as ai nuk është në dijeni. Vlerësimi për Selimin u bë bazuar vetëm në komponentin e pastërtisë së figurës, dyuke lënë mënjanë aspektin profesional dhe pasurinë.
 
 
Largim nga detyra Komisioni i Pavaruru i Kualifikimit vendosi edhe për gjyqtarin e Tiranës Bledar Abdullai, pasi iu gjetën problem të theksuara me pasurinë.
 
 
Një vendim i pritshëm ky i komisionerëve të ventingut, për shkak se hetimi tregoi se Abdullai nuk kishte nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe e ka fshehur atë. Po ashtu pasaktësi dhe feshje të pasurisë kishte kryer edhe bashkëshortja e gjykatësit, në shuma të mëdha. Probleme, komisioni gjeti edhe mbi pastërtinë e figurës, pasi gjykatësi kishte shkelur afatet në gjykimet e çështjeve duke i zgjatur më shumë se 1 vit, si dhe gjatë ushtrimit të profesionit kishte dhënë masën “arrest shtëpie”, për një të nadluar me drogë. Vendim i cili u rrëzua nga Gjykata e Apelit.
 
 
Përballë komisisnit të vetingut ka dalë edhe gjykatësi tjetër i Gjykatës së Lartë Medi Bici. Problemet për Bicin lidhen me pasurinë. Ai nuk ka kryer deklarim të saktë, nuk ka burime financiare të ligjshme dhe ka kryer deklarim të rremë. Bici gjatë seancës, për të justifikuar gjetjet e hetimit, tha se ka dërguar dokumente pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimin dhe KOntrollit të Pasurive, por nuk është thirrur asnjëherë që të dëgjohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re