Skip to content

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Krimeve Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Gurali Brahimllarin.

 

Brahimllari ishte kandidat edhe për Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion i ri që do të ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi, ndaj dosja e tij u trajtua me prioritet.

 

Ndërkohë në seancën e kësaj të premtje është konfirmuar në detyrë gjyqtarja Saida Dollani, drejtuese në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.