KPK shkarkon kryetarin e gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Sipas KPK-së, Haluci dhe bashkëshortja nuk justifikojnë blerjen e disa pronave.
Por vetë Haluci është shprehur se hetimi ndaj tij nuk ka qenë i rregullt.
Në lidhje me vlerësimin e pasurisë, ILDKPI ka dorëzuar një raport ku thuhet se deklarimi është i saktë dhe nuk ishte në konflikt interesi.
Ndërkohë, KPK nga hetimi i pavarur kishte nxjerrë se kryetari i gjykatës së Vlorës zotëronte dy apartamente, një toke arë si dhe një papafingo në Sauk, prona të cilat sipas tyre nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.
Vetë Haluci deklaroi dje (4 mars) se ai po penalizohej për pronat e të vëllait dhe të bashkëshortes së tij, e cila është zgjedhur njësoj si anëtaret e KPK si komisionere zëvendësuese.
Ndërsa kërkesa e tij për ta hetuar në tre kriteret ishte rrëzuar.
Skënder Haluci: Ndaj meje është bërë një Veting siç quhet tani, një vlerësim absolutisht i padrejtë.
Më kanë ngarkuar me probleme që nuk më përkasin mua, duke përfshirë banesën e vëllezërve të mi në Sauk dhe të ardhurat e bashkëshortes time së bashku me shtëpinë.
Me vendim të parlamentit të Shqipërisë ajo është konfirmuar në të njëjtën pozicion si këta që po më vetingojnë mua sot.
