Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Durim Hasa.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjatë seancës së parë dëgjimore të zhvilluar më 19 prill, Komisioni evidentoi mospërputhje dhe deklarime të pasakta të gjyqtarit Hasa për pasurinë,  si dhe mungesë burimesh për krijimin e tyre.

Pas hapjes së hetimit edhe për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, Hasa dha shpjegime në një seancë të dytë dëgjimore në KPK lidhur me një raport papërshtatshmërie të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK si dhe për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Ai i kundërshtoi konstatimet e DSIK-së dhe të Komisionit duke theksuar se vendimet e dhëna prej tij kanë qenë të drejta.

Trupi gjykues që kreu pocesin e rivlerësimit për gjyqtarin Hasa kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian.

Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat./ reporter.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re