Në mungesë të subjektit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit Rita Gjati.

Gjati u shpall e shkarkuar pas një seance dëgjimore të premten, të cilën e braktisi pasi kërkesa e avokatit të saj për shtyrje nuk u mor parasysh.

Relatimi gjatë seancës dëgjimore zbuloi probleme me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese për Gjatin përbëhej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re