Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sepse nuk arriti të justifikonte të gjithë pasurinë e saj.

Kujtojmë se më herët Kombi ishte hetuar pikërisht për këtë kriter dhe trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin, njoftoi se vendosi të rrëzonte një kërkesë për çelje hetimesh në dy kriteret e tjera.

Bekteshi tha gjatë njoftimit se Kombi kishte sjellë prova dhe përmbysur vetëm pjesërisht gjetjet shkarkuese.

Gjatë seancës dëgjimore u konstatuan pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Pogradec të përfituar nëpërmjet privatizimit; për ndërtimin e një shtese; për një shtëpi me tre kate të trashëguar prej bashkëshortit nga i ati, por ku ka investuar edhe subjekti; si dhe u ngritën dyshime se në këtë rezidencë ushtrohej veprimtari hotelerie e paregjistruar.

Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re