Luan Kaloçi është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Për largimin nga detyra të prokurorit të apelit të Tiranës, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pati një votim unanim nga trupa e vetingut.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi largimin pasi hetimi i pasurisë së tij tregoi se ishin bërë deklarata të rreme, kishte fshehje të të ardhurave dhe mospërputhje të shifrave. Prokurori zotëronte apartamente në Tiranë dhe Elbasan. Ndërkohe që ka fshehur depozita bankare në vlerën e dhjetëra mijëra euro.

 

Vetë prokurori Kaloçi nuk ishte në seancë, ndërsa avokati i tij nuk pranoi të komentonte vendimin.

 

Më herët Komisioni i Vetingut rikonfirmoi në detyrë gjykatësen e Tiranës Alma Brati.

 

Komisioni i Kualifikimit vlerësoi se kandidatja për Këshillin e Lartë Gjyqësor, nuk kishte probleme me pasurinë. Hetimi tregoi se ekzistojnë mospërputhje mes të ardhurave dhe shpenzimeve, por ato ishin aq të papërfillshme sa nuk mund të merren në konsideratë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re