Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën e shpalljes së vendimit të rivlerësimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini.
Vendimi për Martinin ishte parashikuar që të jepej këtë të enjte për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet. Ndër të tjera në njoftim e KPK-së thuhet se data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore.
Prokurori i Krimeve të Rënda, është kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë prokuror i SPAK.
