Skip to content

KQZ certifikon 25 prillin pa asnjë ankesë të PD-LSI, Spahiu ironizon opozitën: Ja kur do fillojë lufta drejt fitores

Ditën e sotme KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 11 qarqe të vendit.

Lidhur me këtë ka reaguar ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili përmes ironisë u shpreh se nesër do të fillojë lufta e vërtetë e opozitës drejt fitores.

“KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve.

PD-LSI s’ka rregjistruar asnjë ankesë.

Nesër fillon lufta drejt fitores”, shkruan Spahiu.