Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka miratuar rezultatin e votimeve për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit.

 

Gjatë seancës publike, Celibashi mandatoi kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

 

Kujtojmë se, Veliaj fitoi ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, me 158,856 vota, ndërsa ky i fundit mori 100,425 vota.

 

Nga ana tjetër, Emiriana Sako fitoi në Durrës me 48,512 vota, duke mundur Igli Carën, i cili mori 38,784 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re